"IT-ja, prijani, hiqjani…", tensione në Kuvend mes Ruçit dhe Finos
Në seancën e sotme plenare në Kuvend, një moment acarimi u shënua mes deputetit socialist Bashkim Fino dhe kryeparlamentarit Gramoz Ruçi.

Ruçi i kërkoi Finos që të përfundonte fjalën, por deputeti vazhdoi ende të qëndronte në foltore, duke thënë se gabimi i PS nuk rregullohet duke shkarkuar Metën.

Kjo ka mjaftuar që Ruçi të thërrasë në ndihmë sistemin e IT në Kuvend, për t’i hequr fjalën Finos.

Replikat e plota:

Fino: Ta lemë Metën ta çojë deri në fund skemën e tij.

Ruçi: Zoti Fino ju lutem.

Fino: S’mendoj se shkarkimi i Metës i jep zgjidhje gabimit që kemi bërë.
Shtuar më 13/06/2019, ora 11:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori