ISIS liron 350 pjesëtarë të grupit jazidi në Irak
Së paku 350 pjesëtarë të minoriteti jazidi në pjesën veriore të Irakut janë liruar nga grupi militant Shteti Islamik (ISIS). Sipas zyrtarëve ushtarakë kurdë në këtë zonë, shumica e të liruarve ishin të moshuar ose të sëmurë, ndërsa në mesin e tyre ishin disa fëmijë me sëmundje serioze.

Të liruarit u transportuan nga qyteti verior, Tal Afar, ku ata ishin mbajtur të rrëmbyer për pesë muaj.

Militantët e Shtetit Islamik i patën sulmuar pjesëtarët e minoritetit jazidi, në pjesën veriperëndimore të Irakut, gjatë verës së kaluar ku u vranë apo u zunë skllevër mijëra persona.

Tashmë, të liruarit po mbahen nga autoritetet kurde dhe raportohet se do të merren në pyetje. /albeu.com/
Shtuar më 18/01/2015, ora 11:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori