Ishte vetëm 16 vjeç, Rudina Hajdari rrëfen reagimin e të ëmës kur pa bashkëshortin e saj

Deputetja e Partisë Demokratike, Rudina Hajdari la jetën në Amerikë, për të vijuar misionin që la pas i ati, Azem Hajdari në politikën shqiptare.

Rudina ka studiuar dhe jetuar për shumë vite në SHBA, e padyshim që kthimi në Shqipëri nuk ka qenë aspak i lehtë.

Hajdari dhe bashkëshorti i saj Muçjo Demiraj, kanë vite që janë njohur. Deputetja asokohe ka qenë 16 vjeçe ndërsa bashkëshorti i saj 19.

Për këtë marrëdhënie ajo foli në studion e emisionit “E Diell”, teksa zbuloi dhe momentin që ia ka rrëfyer të ëmës, Fatmirës.

Hajdari thotë se mamaja e ka pëlqyer shumë bashkëshortin e saj dhe reagimi i parë i saj ishte, “sa i bukur qenka”, tha Rudina.

“Ka qenë moment shumë i bukur sepse me bashkëshortin jemi takuar në adoleshencë. Jemi takuar në plazh. Mami erdhi në Amerikë dhe unë i thoja të gjitha gjërat. Ua tha sa i bukur qenka. E pëlqeu shumë. Unë e dija çfarë kisha zgjedhur. Burri është shumë i qetë, i dashur dhe një baba i përkushtuar. Vajza ime është me shumë fat që ka një baba të tillë”, u shpreh deputetja.
Shtuar më 01/07/2020, ora 15:05

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori