Policia e
Vlorës ka arrestuar një 36 vjeçarar, i cili në gjendje të dehur, qëlloi me armë zjarri në
ajër në ambientet e një lokali.
Ngjarja ka ndodhur dje, në lagjen “10 Korriku”, në Vlorë, ku shtetasi me iniciale Xh. S., 36 vjeç, dyshohet se ka qëlluar një herë me armë zjarri në
ajër, në lokalin pranë një karburanti.
Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje duke bërë të mundur prangosjen e autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit Xh. S.
Materialet iu referuan Prokurorisë Vlorë për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i
armëve,
armëve shpërthyese e municionit” dhe “Kanosja”.
Shtuar më 27/07/2020,
ora 08:33