Ishte larguar prej ditësh nga shtëpia, gjendet i pajetë 28 vjeçari
Një 28 vjeçar është gjetur pa ndjenja nga familjarët e tij në orët e vona të mbrëmjes së shkuar.

Sipas policisë, i riu është gjetur pranë një kanali vaditës në afërsi të banesës së tij në fshatin Kullaj të Shkodrës. Ai ishte larguar disa ditë më parë nga banesa.

Njoftimi i policisë:

Më datë 07.12.2019, rreth orës 22.30, nga familjaret e tij është gjetur i mbytur në ujë në një kanal vaditës afër banesës së tij në fshatin Kullaj, Shkodër, shtetasi L.B., 28 vjeç, i cili ishte larguar nga banesa para disa ditëve dhe vuante nga depresioni.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe shkaku i vdekjes dyshohet nga mbytja në ujë.

Shtuar më 08/12/2019, ora 09:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori