Një 39-vjeçar nga Elbasani është arrestuar nga policia pasi akuzohet për një sërë vjedhjesh të
ndodhura gjatë ditëve të fundit. Sipas policisë ai i ka
vjedhur disa qytetarëve sendet personale si celular dhe portofol.
Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e
vjedhjeve të tjera që dyshohen se janë kryer ky shtetas. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë
Elbasan, për veprime të mëtejshme.
“Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Përsëritësi”, për zbardhjen e rasteve të
vjedhjeve të
ndodhura në qarkun e Elbasanit. Arrestohet në flagrancë një 39-vjeçar, i cili ishte kthyer në shqetësim për qytetarët. Zbardhen dhe 4 vjedhje të kryera nga ky shtetas.
Në vijim të punës për parandalimin e
vjedhjeve, zbardhjen e rasteve të
ndodhura më parë, identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë
Elbasan organizuan dhe finalizuan operacion policor të koduar “Përsëritësi”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi: F. Z., 39 vjeç, banues në
Elbasan.
Arrestimi i tij u bë pasi ditën e djeshme, në lagjen “5 Maji”,
Elbasan, i ka
vjedhur portofolin
shtetases A. D.
Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se ky shtetas është autor dhe i 4
vjedhjeve të tjera të
ndodhura në qytetin e Elbasanit, konkretisht:
Më datë 01.02.2021 dyshohet se i ka
vjedhur një aparatin celular
shtetases V. B.;
Më datë 29.01.2021 dyshohet se i ka
vjedhur portofolin
shtetases L. D.;
Më datë 28.01.2021 dyshohet se i ka
vjedhur portofolin
shtetases M. T.;
Më datë 18.12.2020 dyshohet se i ka
vjedhur çantën
shtetases B. Ll.
Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e
vjedhjeve të tjera që dyshohen se janë kryer ky shtetas. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë
Elbasan, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.
Shtuar më 03/02/2021,
ora 09:31