Zjarr në Lushnjë, shkrumbohen mbi 45 hektarë ullishte

Një zjarr masiv ka përfshirë disa zona me ullishte në Lushnjë.

Sipas burimeve të deritanishme, janë shkrumbuar rreth 45 hektarë me ullishte.

Ende nuk ka burime se kush ka qenë zjarrvënësi, por po punohet për vënien para drejtësisë të autorëve të ngjarjes./albeu.com/