Ishin me pushime në Majorka, babai i dy fëmijëve zbulon se është prekur nga koronavirusi
Një britanik, baba i dy fëmijëve, i cili kishte shkuar me pushime në
Majorka, ka
rezultuar pozitiv ndaj analizave të koronavirusit. Ai është vendosur në karantinë në
spitalin e ishullit, ndërsa lajmi është konfirmuar nga autoritetet vendase.
Testimeve iu janë nënshtruar edhe gruaja 46-vjeçare si dhe dy vajzat e tij të moshës 7 dhe 10 vjeç. Për fat të mirë, ato kanë
rezultuar negative ndaj këtij virusi. Të trija nuk kanë asnjë simptomë të virusit.
Autoritetet shëndetësore janë shprehur në një deklaratë:
Rezultatet e testeve kanë konfirmuar se burri është prekur. Ai është vendosur në një karantinë në
spitalin Son Espases ditën e premte. Bashkëshortja dhe dy vajzat kanë
rezultuar negative dhe nuk kanë pasur as simptoma të sëmundjes. Ka nisur një studim i personave që kanë qenë në kontakt me burrin gjatë kohëve të fundit”.
Autoritetet lokale kanë konfirmuar se britaniku, i cili jeton në Marratxi, pranë Palmas, ka kërkuar ndihmë dhe ka telefonuar
spitalin, pasi dyshonte se kishte qenë në kontakt me një person që ishte identifikuar si i prekur nga koronavirusi në Francë. Pas udhëtimit në Francë, burri kishte përfunduar në
Majorka më 29 janar.
Shtuar më 09/02/2020,
ora 11:52