Ishin kthyer nga italia, izolohet familja me katër pjestarë në Tepelenë
Një familje e përbërë nga katër persona është izoluar në Tepelenë pasi dyshohen për koronavirus.

Mësohet se familja kishte ardhur ditën e djeshme nga Italia për një varrim.

Analizat paraprake nuk treguan prani të virusit COVID -19, por familja u izolua për arsye sigurie.

Nëse ata do të shfaqin simptoma, do t’u duhet t’i nënshtrohen sërish testeve për të verifikuar nëse janë të prekur apo jo nga koronavirusi. Gjithësesi vetëizolimi është i detyrueshëm edhe me urdhër qeverie për të gjithë personat që janë kthyer 14 ditët e fundit nga zonat e prekura.


Shtuar më 12/03/2020, ora 11:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori