"Ishin gjaku dhe mishi im", djali i madh flet pas aksidentit me 4 të vdekur në Rrugën e Kombit
Një familje shqiptare u shua tre ditë më parë, në një aksident të rëndë në Rrugën e Kombit. Aksidenti tragjik ka ndodhur në afërsi të një karburanti në Rreshen, ku mjeti tip "Citroen" me targa 01-351-MH me të cilin udhëtonte familja
Avdiaj nga Prishtina është përplasur me mjetin kamion tip (MAN) me targa 04-406-HB me drejtues Isa Ishala, nga Rahoveci i Kosovës.
Si pasojë e përplasjes fatale kanë humbur jetën 4 personat
Blerim Avdiaj, 45 vjeç, Anjeza
Avdiaj, 34
vjeçe">
vjeçe dhe dy fëmijët Klejdi Koçi, 11 vjeç dhe Medina
Avdiaj, 5
vjeçe">
vjeçe. 11-
vjeçari Klejdi Koçi ishte nipi i
Blerim Avdiajt. E vetmja e mbijetuar është vajza 3-
vjeçare, Violeta.
Shoku është mjaft i thellë në Schaffhausen të Zvicrës, ku jetonte familja. “Ndjehem si në një film të keq horror!” ka thënë Mirsad Avdija 26 vjeç për gazetën “Blick”.
Ai është djali i madh i
Blerim Avdijajt 51-
vjeçar, që humbi jetën në aksident. Në aksident humbi edhe bashkëshortja e dytë e Blerimit, Anjeza 34
vjeçe">
vjeçe, si dhe vajza e tyre Medina 6
vjeçe">
vjeçe dhe Klejidi 11-
vjeçar, djali i Anjezës nga martesa e parë.
“Të gjithë i doja shumë, Klejdi ishte si gjaku dhe mishi im”, thotë Mirsadi. Të dielën e kaluar ai e kishte dërguar familjen për në aeroport.
“Babai im donte që të vegjlit, që ende po jetonin në Shqipëri, t’i merrte në Zvicër. Ai ishte aq i lumtur që po i shihte sërish”, tregon 26-
vjeçari. “Ishte shoku im më i mirë. Ende nuk po mund të mendoj qartë”.
Mendohet se familja që ishte në Citroën donte të parakalonte tjetër, por është përplasur në mënyrë fronte me një kamion.
Violeta e vogël ende po lufton në spitalin e Traumës në Tiranë. “Ajo është lënduar rëndë, por të premten ka folur disa fjalë. Mjekët janë optimistë se ajo do të shërohet”, thotë Mirsadi.
Varrimi i të ndjerëve pritet të bëhet sot në Prishtinë. Shokët e
Blerim Avdijajt ende nuk po mund ta kapërdijnë lajmin e rëndë.
Shtuar më 17/01/2021,
ora 12:18