Ishin duke gjuajtur me armë gjahu, si u vra 22 vjeçari në Bulqizë
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Bulqizë ku mbeti i rarë me armë zjarri 22-vjeçari E.B.

Mësohet se autori i kësaj ngjarje është shoku i viktimës, i cili e ka plagosur aksidentalisht, por më pas ka ndërrur jetë rrugës për në spital.

Policia shoqëroi menjëherë 27-vjeçarin me iniciale K.K për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Sipas policisë vrasja ka ndodhur “rreth orës 23:30 të mbrëmjes së djeshme, në një kodër të fshatit Fushë Bulqizë, ku shtetasi K. K., së bashku me shtetasin E. B., në rrugën Fushë Bulqizë – Kodër Dane, dyshohet se kanë qenë duke gjuajtur me armë gjahu çifte.

Dyshohet se nga pakujdesia shtetasi K. K. ka plagosur shokun e vet, shtetasin E. B., 22 vjeç, i cili ka humbur jetën rrugës për në spitalin e Tiranës”.

Menjëherë pas njoftimit të marrë u ngrit grupi hetimor për zbardhjen e ngjarjes. Falë veprimeve të para hetimore, nën drejtimin e Prokurorisë, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale arma e gjahut, një elektrik dore, motomjeti me të cilin këta shtetas kishin shkuar për gjueti dhe sende të tjera të vlefshme që do t’i shërbejnë zbardhjes së ngjarjes.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Bulqizë, shtetasin K. K., 27 vjeç, për veprime të mëtejshme hetimore.

Nën drejtimin e Prokurorisë, strukturat hetimore të Drejtorisë vendore të Policisë Dibër vijojnë punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Shtuar më 27/11/2020, ora 09:05

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori