Janë duke u ndarë? Video e Princit Harry dhe Meghan i thotë të gjitha

Prej disa kohësh po përflitet për një krizë në martesën e Dukës dhe Dukeshës së Sussex-it. E për të frenuar këto thashetheme, Princ Harry dhe Meghan Markle janë shfaqur së fundmi duke buzëqeshur pranë njëri-tjetrit.

Të ulur në kopshtin me diell të shtëpisë së tyre në Montecito, dyshja u filmuan duke telefonuar fituesit e një konkursi. Kjo ishte hera e parë që çifti shfaqet që kur nisën thashethemet për të ardhmen e tyre në Hollywood dhe atë që po shkruhet për një krizë në lidhjen e tyre.

Videoja publike e inskenuar me kujdes, raporton “Daily Mail”. Hera e fundit që ata u panë së bashku në publik ishte në një ceremoni çmimesh në Nju Jork në maj, e cila përfundoi në skena kaotike me akuza dhe përgënjeshtrime të një ndjekjeje paparacësh nëpër rrugët e Manhatanit.

Një burim i afërt me çiftin tha për OK!: “Martesa e tyre është në rregull”, duke shtuar se thashethemet e pabaza në internet erdhën nga udhëtimi i Harry-t në Afrikë.

‘Ky është një udhëtim pune. Nuk është shenjë e krizës në martesën e tij”– shtoi më tej burimi.


Shtuar 3.08.2023 14:43