Zjarri shkrumbon banesën në Gjirokastër

Ditën e sotme, një aprtament në Pazarin e Gjirokastrës është  shkrumbuar nga flakët. Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar por vetëm dëme të konsiderueshme materiale.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme dhe shkak dyshohet se është bërë një problem e në linjën e energjisë elektrike.

Fillimisht ka marrë flakë kasa elektrike e apartamentit dhe më pas zjarri është shpërndarë në gjithë banesën.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat kanë vendosur nën kontroll flakët./Albeu.com.


Shtuar 11.07.2023 19:35