Redjan
Rraja ka apeluar në Gjykatën e Apelit për Krimet e
Rënda, masën e sigurisë arrest me burg.
Ky i fundit ka depozituar nëpërmjet avokatit mbrojtës, Besnik Çerekja, kërkesën pasi
Rraja pretendon se nuk ka asnjë lidhje me atentatin e ndodhur te mbikalimi i Shkozetit.
Dyshohet se
Rraja ka përdorur si alibi faktin që ka qenë me modelen
Kejvina Kthjella e cila sipas Rrajës është e dashura e tij, ditën kur u krye atentati ndaj Ndojës, Landi Muharremit dhe 24-vjeçarit Andi Maloku, që ndërroi jetë dje në spitalin e Traumës.
Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Opinion”, gazetari Spartak Koka tha se vajza e shoëbiz-it e shoqëruar në polici (
Kejvina Kthella), është mbajtur 10 orë në pyetje nga Prokuroria e Krimeve të
Rënda, si një person që mund të ketë informacione për lëvizjet e Rrajës./albeu.com/
Shtuar më 08/11/2019,
ora 13:07