"Isha me të dashurën", Redjan Rraja zbulon lidhjen me Kejvinën (FOTO LAJM)

Redjan Rraja ka apeluar në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda, masën e sigurisë arrest me burg.

Ky i fundit ka depozituar nëpërmjet avokatit mbrojtës, Besnik Çerekja, kërkesën pasi Rraja pretendon se nuk ka asnjë lidhje me atentatin e ndodhur te mbikalimi i Shkozetit.

Dyshohet se Rraja ka përdorur si alibi faktin që ka qenë me modelen Kejvina Kthjella e cila sipas Rrajës është e dashura e tij, ditën kur u krye atentati ndaj Ndojës, Landi Muharremit dhe 24-vjeçarit Andi Maloku, që ndërroi jetë dje në spitalin e Traumës.

Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Opinion”, gazetari Spartak Koka tha se vajza e shoëbiz-it e shoqëruar në polici (Kejvina Kthella), është mbajtur 10 orë në pyetje nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, si një person që mund të ketë informacione për lëvizjet e Rrajës./albeu.com/
Shtuar më 08/11/2019, ora 13:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori