Ish zv.ministri i Arsimit zbulon plagjaturën e vajzës së Dhori Kule, pedagoge në UT
Vijon seria e denoncimit të doktoraturave plagjaturë nga ana e Taulant Mukës dhe studiuesit Vladimir Kola. Këtë herë ata kanë zbuluar se është vajza e Dhori Kules, Ditjona ajo që ka kryer plagjaturë në punimin e saj doktoral.

Sipas asaj që shkruan ish-zëvendësministri Muka në doktoratirën e pedagoges së Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Tiranës ndeshen edhe kopjime pa cituar burimin orgjinal nga tekste të mëparshme në shqip.

Muka shkruan se rreth 1/3 e doktoraturës së Kules është e kopjuar, ç’ka e bën atë një nga plagjaturat më të mëdha që ai së bashku me Kolën kanë zbuluar dhe publikuar, raporton FaxWeb.

”Nga ana tjeter, dua te ve ne dukje se, artikujt, tezat, raportet, etj., qe jane te kopjuar ne tekstin e Tezes se Doktoratures ne fjale, nuk jane cituar ne faqen perkatese, as nuk jane vendosur ne fund te Tezes te “literatura” e konsultuar (perveç studimit “Evidence About The Link Between Education, Poverty and Terrorism Among Palestinians”, Claude Berrebi, 2003, te cilin e ka vendosur te lista e libra te konsultuar, por nuk e ka cituar). Pra, sikur te mos ishin lexuar fare si dokumente”, shkruan mes të tjerash Muka.

Postimi i plotë:

Miremengjesi, Ditjona Kule, pedagoge në UT dhe vajza e Dhori Kule, Doktorature me plagjiatur.

Sharlatanet dekan/rektor, nga padija dhe babezia, shkaterrojnë te ardhmen e te gjitheve, edhe te femijeve te tyre! Ata nuk e njohin meritokracine dhe vleren akademike!

Vladimir Kola zbulon nepermjet internetit, plagjiaturen e Tezes se Doktoratures se zonjes Ditjona Kule me titull “Ndikimi i Arsimit të Lartë në Rritjen Ekonomike: Rasti i Shqipërisë”, me udheqes shkencor prof. dr. Sulo Haderi, e mbrojtur ne vitin 2015, prane Fakultetit te Ekonomise, Universiteti i Tiranes (http://www.doktoratura.unitir.edu.al/…/doktoratura-ditjon…/…).

Eshte per t’u theksuar se ne kete Teze Doktorature gjeni kopjime, jo vetem ne anglisht te perkthyera ne shqip, por gjeni edhe tekse te kopjuara nga dokumente ne gjuhen shqipe, pa u cituar burimi orgjinal.

Gjithashtu, edhe perqindja e kopjuar, ne kete Teze Doktorature, eshte shume e larte. Me sa kam llogaritur une, eshte te pakten 1/3 e tekstit total te Tezes.

Nga ana tjeter, dua te ve ne dukje se, artikujt, tezat, raportet, etj., qe jane te kopjuar ne tekstin e Tezes se Doktoratures ne fjale, nuk jane cituar ne faqen perkatese, as nuk jane vendosur ne fund te Tezes te “literatura” e konsultuar (perveç studimit “Evidence About The Link Between Education, Poverty and Terrorism Among Palestinians”, Claude Berrebi, 2003, te cilin e ka vendosur te lista e libra te konsultuar, por nuk e ka cituar). Pra, sikur te mos ishin lexuar fare si dokumente.

E ritheksoj, per çeshtje transparence, eshte e domosdoshme qe te gjitha te Tezat e Doktoratures te publikohen ne internet.

Poshte po vendos ca krahasime te teksteve dhe listen e dokumenteve (te shoqeruara me adresen e internetit ku mund t’i konsultoni dhe me faqet ku ato gjenden te kopjuara ne tekstin e Tezes) nga ku eshte kopjuar nje pjese e konsiderueshme e Tezes se Doktoratures ne fjale (meqense ka kopjime edhe ne shqip, kam bere krahasime edhe shqip-shqip):

1)“Higher Education Expansion and Economic Growth an Japan and South Korea”, Eun Kyung Lee, 2012 (shih faqet 13, 37-46, 91-92 te Tezes)

http://d-scholarship.pitt.edu/13735/1/LeeEK_etd2012.pdf

2) “An Empirical Analysis of Higher Education and Economic Growth in West Virginia”, Saima Bashir, 2012, (shih faqet 13-14, 33-34, 19, 80-81, 139, te Tezes,)

https://ageconsearch.umn.edu/bitstream/124829/2/Bashir.pdf

3) “Public Education Expenditure and Economic Growth in Nigeria: 1970 – 2010”, Ese S. Urhie, 2013, (shih faqet 19-22 te Tezes)

http://eprints.covenantuniversity.edu.ng/…/Urhie%20Ese%20.S…

4) “Effects of Globalisation on Education and Culture”, S. Chinnammai, 2005, (shih faqet 56-60 te Tezes),

https://pdfs.semanticscholar.org/…/7f2bd7cfec087a99eec63360… ;

5) “The Impact of Education on Economic Growth Theory, Findings, and Policy Implications”, Brian G. Dahlin (shih faqet 61-63 te Tezes),

https://123doc.org/…/1164392-the-impact-of-education-on-eco…

6) “The relationship between graduates and economic growth across countries”, Dawn Holland, Iana Liadze, Cinzia Rienzo and David Wilkinson, gusht 2013 (shih faqet 63-65 te Tezes),

https://assets.publishing.service.gov.uk/…/bis-13-858-relat…

7) “Zhvillimi i Arsimit të Lartë në periudhën 1991-2011”, i publikuar ne sitin http://open.data.al, me 28.02.2012 (shih faqet 74-76 te Tezes)

http://open.data.al/…/Zhvillimi-i–Arsimit-te-Larte-ne-peri…

8) “Prof. Dr. Remzi Altın: Universitetet shqiptare kanë nevojë për një ndryshim themelor të metodave të mësimdhënies”, 19 prill, 2013 (shih faqet 77-78 dhe 132-133 te Tezes)

http://www.epoka.edu.al/lajm-prof-dr-remzi-alt-305-n-univer…

9) “Edukimi per karrieren: libri i mesuesit”, 2011, (shih faqet 78-80 te Tezes)

http://arsimi.gov.al/wp-content/uploads/2018/02/dok-0005.pdf

10) “Raporti i parë për reformimin e arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor”, janar- prill 2014 (shih faqet 87-89 te Tezes,)

https://www.universitetipolis.edu.al/…/Raport_Reforma_Arsim…

11) “Ndikimi i Reformave Arsimore dhe nivelit Arsimor në normën e papunësisë” Elona Shehu (Shahini), (shih faqen 93 te Tezes)

http://bjes.beder.edu.al/uploads/arch-201405071106304686.pdf

12) “The development of HEdPERF: a new measuring instrument of service quality for the higher education sector”, Firdaus Abdullah, (shih faqet 105-106 te Tezes)

https://pdfs.semanticscholar.org/…/19cde0a963d3a1c93343a042…

13) “Evidence About The Link Between Education, Poverty and Terrorism Among Palestinians” Claude Berrebi, 2003 (shih faqet 109-111 te Tezes),

https://papers.ssrn.com/sol3/papers.cfm?abstract_id=487467

15) “Intervista, Winfried Heusinger, ekspert gjerman nga CIM/GIZ, në Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë”, 25/06/2015 (shih faqet 113-114 te Tezes)

http://www.mapo.al/arsimi-profesional-ne-shqiperi-premtues/

15) “Effects of Primary, Secondary and Tertiary Education on Economic Growth Evidence from Guatemala” Josef L. Loening, 2005 (shih faqet 123-126 te Tezes)

http://documents.worldbank.org/…/1161614682…/pdf/wps3610.pdf

16) “Impact of Public Funding of Education on Economic Growth in Macedonia” Abdylmenaf Bexheti and Besime Mustafi, shkurt 2015 (shih faqen 126 te Tezes),

https://www.uni-bamberg.de/…/so…/vwl/BERG/BERG98_Bexheti.pdf

17) “Corruption and its impact on economic growth: is East Asia special?”, Nasrul Ali, 2008 (shih faqen 127)

https://research-repository.uwa.edu.au/…/corruption-and-its…

18, “Facts about Determinants of Economic Growth”, Catanet Dan Nocolae, (shih faqen 22)

http://steconomiceuoradea.ro/…/v2-economy-and-busin…/009.pdf
Shtuar më 14/12/2018, ora 08:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori