Lori Hoxha zbulon datën: Po ju tregoj kur fillon Big Brother2

Producentja e Big Brother VIP Lori Hoxha ka nxjerr detaje nga nisja e programit BBV 2. E pyetur nga ndjekësit në Instagram, ajo ka treguar se BBV2 do të nisë në fund të muajit dhjetor.

“Në fund të dhjetorit, direkt pas përfundimit të Fifa World Cup 2022 që do të pushtojë ekranin gjithë nëntorin dhe shumicën e dhjetorit dhe do të ketë hapësirën e dedikuar në Top Channel si gjithmonë. Por deri atëherë programacioni ditor dhe ai prime do të jetë “on top”, ndaj dhe nuk do e ndjeni shumë mungesën”, shkruan Lori./albeu.com


Shtuar 26.06.2022 18:36