Ish-prokurori Petrit Fusha nën hetim
Ish-prokurori">Ish-prokurori Petrit">Petrit Fusha">Fusha">Fusha">Fusha është vënë nën hetim, kjo pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka referuar gjetjet e tij në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda.

Lidhur me këtë raport është vënë në dijeni dhe prokurorja e përgjithshme Arta Marku.

"Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se ka referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, raportin me rezultatet përfundimtare të hetimit administrativ, për ish-prokurorin, z. Petrit">Petrit Fusha">Fusha">Fusha">Fusha, në kuadër të procesit të rivlerësimit kalimtar për gjyqtarët dhe prokurorët në Republikën e Shqipërisë. Lidhur me rastin, Komisioni ka vënë në dijeni edhe Prokuroren e Përgjithshme.", njofton KPK.

Kujtojmë se pak ditë përpara se t’i nënshtrohej procesit të Vetingut, Fusha">Fusha">Fusha">Fusha dha dorëheqjen nga sistemi i drejtësisë, po kjo nuk e ka penguar KPK-në që të vijojë me procesin hetimor ndaj tij.

Mbetet për t’u parë tashmë se çfarë rrjedhe do të marrin hetimet ndaj Fushës, dhe a do të veprojë me nxitim Prokuroria e Krimeve të Rënda. /faxweb/
Shtuar më 21/05/2019, ora 12:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori