101 vjet marrëdhënie diplomatike Shqipëri – SHBA, Biden mesazh urimi

Presidenti Biden ka një mesazh sot në 101 vjetorin e marrëdhënieve Shqipëri – SHBA.

Ambasada amerikane në Tiranë, ka publikuar mesazhin e Presidentit amerikan drejtuar popullit shqiptar.

“Sot është 101-vjetori i vendosjes zyrtare të marrëdhënieve diplomatike mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë. Lidhjet zyrtare diplomatike mes vendeve tona filluan më 28 korrik 1922, menjëherë pas përfundimit të Konferencës së Paqes në Paris, ku Presidenti i SHBA Ëilson qëndroi në krah të popullit shqiptar për pavarësinë dhe sovranitetin e tij. Vitin e kaluar, me rastin e 100-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike, ne festuam miqësinë e ngushtë mes dy kombeve tona, duke theksuar aleancën e fortë strategjike mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë. Presidenti i SHBA Joe Biden dërgoi një mesazh të veçantë shprese për bashkëpunim të vazhdueshëm dhe për një të ardhme edhe më të ndritshme për popullin shqiptar. Urojmë për më shumë vite të tjera miqësie dhe bashkëpunimi!”,  thuhet në postim.