Ish presidenti egjiptian dënohet me burgim të përjetshëm
Një gjykatë egjiptiane ka dënuar me burgim të përjetshëm ish- presidentin Muhammed Mursi. Ky i fundit akuzohej për spiunazh në favor të grupit islamik palestinez Hamas, atij libanez të Hezbollahut dhe Iranit. Ndërkaq, gjykatës i duhet ende të vendosë nëse të mbajë në fuqi dënimin me vdekje që ish-liderit i'u dha në lidhje me arratisjen masive nga burgu në vitin 2011.

Muhammed Mursi u rrëzua nga pushteti në korrik të vitit 2013, pas protestave masive në rrugët e qyteteve të Egjiptit kundër pushtetit të tij dhe grushtshtetit ushtarak.

Vendimi i gjykatës egjiptiane vjen disa vite pas rrëzimit me forcë nga ushtria të qeverisë së zgjedhur nga populli, dhe burgosjes së pjesës më të madhe të drejtuesve të Vëllazërisë Myslimane, të cilët pas një procesi gjyqësorë të dyshuar u dënuan me vdekje. /albeu.com/

Shtuar më 16/06/2015, ora 12:29

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori