“Shqipëria në rrezik”, zbulohet slogani i protestës së 7 korrikut: Mos thuaj ç’më duhet mua

Kur jemi edhe pak ditë nga protesta e thirrur nga Sali Berisha, e para kjo që nga rikthimi i ish-kryeministrit në krye të Partisë Demokratike.

Berisha është shprehur se shqiptarët janë gati të ngrihen në protestë kundër Edi Ramës dhe qeverisë së tij për shumë arsye.

E fundit që ka qenë edhe shkaku i protestës është ngritja e çmimeve të shportës dhe karburanteve, të cilën qeveria e justifikon me luftën në Ukrainën dhe krizën që ka përfshirë të gjithë botën.

PD tanimë ka zbuluar edhe sloganin, “Shqipëria në rrezik, mos thuaj ç’me duhet mua”.

Berisha ka ftuar të gjithë partitë e tjera opozitare, shoqëritë civile duke e quajtur “front kombëtar bashkimi”. /albeu.com