Ish-ministrja tregon si u infektua me COVID-19: Humba shijen dhe nuhatjen
Ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha ka rrëfyer se e ka kaluar COVId-19.

Gjosha pohoi se fatmirësisht e ka kaluar lehtë dhe se ka pasur pak shenja, ndërsa uroi që të gjithë ta kalonin si ajo.

“E mbaj maskën, por kam pikëpyetjet e mia për mënyrën se si po vepron qeveria sot. Se si po i trajton qytetarët, mjekët dhe infermieret në këtë situatë. Ka shumë çështje të cilat do të kërkonin një strategji të madhe që kemi përpara. Jo vetëm në anën shëndetësore, por dhe në atë ekonomike. Nuk është çështje frike. Se sa është një çështje se si do të menaxhohet kjo situatë. Personalisht e kam kaluar COVID-in.

E kam kaluar lehtë. Shpresoj që të gjithë ta kalojnë lehtë. E them për herë të parë. Kam qëndruar në shtëpi, rreth 2 javë. Kam pasur humbje të nuhatjes, të shijes, dhe pak temperaturë e kollë. Kam qëndruar në një vend ku nuk ka pasur kontakte.”, tha Gjosha.

Shtuar më 22/10/2020, ora 15:26

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori