Ish-ministrja e integrimit: Kolegji Zgjedhor vendosi sot diktaturën
Ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha, shkruan në një postim në profilin e saj në fcb se Kolegji Zgjedhor vendosi sot përfundimisht vulën e diktaturës.

Gjosha u kërkuar shqiptarëve që të kenë durim dhe të mos e braktisin Shqipërinë, sepse drejtësia do të funksinojë një ditë.

‘Mungesa e Gjykatës Kushtetuese po na tregon të gjithëve se politika dhe institucionet e varura politikisht nuk paskan fre, edhe atëherë kur vendi duket se është buzë greminës!

Demokracinë nuk e bëjnë kamikazët partiakë, e bën kultura e respektit ndaj ligjit dhe Kushtetutës! Duket qartë se këtë Shqipëria e ka humbur. Vulën e diktaturës e vendosi përfundimisht Kolegji Zgjedhor.

Jam e bindur se drejtësia do të funksionoj një ditë! Uroj vetëm që shqiptarët të mos e humbin durimin dhe të mos dergjen dyerve të Europës në masë për ta kërkuar shpresën dhe të ardhmen jashtë vendit të tyre!’, shkruan Gjosha.
Shtuar më 24/06/2019, ora 18:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori