Bremer i premton Interit “martesën”, Marotta pret ofertën e duhur nga PSG për Skriniar

Interi preth dhe Gleison Bremer gjithashtu.

Mbrojtësi i Torinos është shumë pranë transferimit të Interit, por ai dhe klubi zikaltër duhet të presin ofertën e duhur të PSG-së për Milan Skriniar.

Bremer shihet si zëvendësuesi ideal i mbrojtësit sllovak, i cili nuk preferohet të shitet nga Interi por financat e kanë detyruar të sakrifikojnë një lojtar të madh i cili kushton shumë, dhe Marotta ka zgjedhur Skriniar për arsyen e vetme sepse një mbrojtës është më i lehtë për t’u  zëvendësuar se sa një lojtar i një reparti tjetër.

PSg është shumë pranë transferimit të Skriniar dhe atij i kanë ofruar një pagë të jashtëzakonshme prej 7,7 milionë euro në sezon. Problem mbetet shifra e kartonit të cilët francezët po ofrojën, pasi Inter pret më shumë se 65 milionë euro të ofruara nga ata.

Për Bremer ka shumë oferta edhe nga Premier League, por ai ashtu si Dybala, po pret Interin./ h.ll/albeu.com


Shtuar 12.07.2022 15:24