E FUNDIT/ Aksident në Korçë, plagosen rëndë 4 persona
Ish-ministri mbron Saimir Tahirin: Proces i montuar
Ish-ministri Ylli Manjani ka reaguar për procesin gjyqësor që po zhvillohet në drejtim të Saimir Tahirit, duke thënë se në këtë process po fshihen shumë të vërteta.

Me një status në “Facebook”, Manjani shpreh bindjen se procesi gjyqësor ndaj Saimr Tahirit është i montuar dhe kjo shton ai, në radhë të parë dëmton vetë ish-ministrin pasi i janë ngarkuar mbi shpatulla përgjegjësi që nuk i takojnë.

Reagimi i plotë i Manjanit:

Një proces që po fshin të vërtetën.

Vijoj të kem bindjen se proçesi i montuar ndaj Sajmir Tahirit është i gabuar.

Ky proçes dëmton më së pari Sajmirin, linçimi i të cilit i shërben mbajtes në këmbë të grupit që qeveris. Në shpatullat e Tij u vu padrejtësisht edhe përgjegjësi që s’janë të tij… Kështu ndodh kur funksionon Drejtësia Popullore…

Por ç’është më e rënda ku proçes dëmton publikun, interesi i të cilit është të dijë të vërtetën e kanabizimit të vendit (projekti i dytë pas piramidave i kriminalizimit të shoqërisë).

Interesi i publikut kërkon gjithashtu të ketë një shërbim hetimor dhe gjyqsor jo politik që të zbulojë të vërtetën dhe jo të linçojë njerëz për qejfe apo inate politike.

Nga ky këndvështrim, proçesi ndaj Sajmirit është pa dyshim dështim!

Të kuptohemi, unë jam nga ata që kritikova sjelljen e ministrit Tahiri, sepse kanabizimi ndodhi përgjatë kohës së tij. Por proçesi penal ndaj tij pa sqaruar më parë mekanizmin e kanabizimit është i PAPRANUESHËM, jo PROFESIONAL dhe I DEMSHËM për standartet e shoqërisë demokratike.

Më konkretisht, prokuroria e Republikës i kishte borxh publikut të sqaronte:
1. Si ndodhi që u kanabizua vendi masivisht?
2. A kishte një projekt, plaformë apo program?
3. Kush e drejtoi këtë proçes?
4. Kush ishin kultiviesit?
5. Kush punoi në plantacionet e hashashit?
6. Kush e mblidhte Produktin?
7. Kush dhe si e trafikonte jashtë?
8. ǒrol luajti Policia, SHISH etj?
9. Cila ishte veprimtaria urdhërdhënëse e titullarëve politikë dhe administrativë?

Vetëm pasi të kishte përgjigjet e këtyre pyetjeve mund të ndërtonte një proçes të vërtetë penal ndaj personave përgjegjës.

Një hetim i tillë do huhet të kishte një grup të madh personash në akuzë jo një njeri të vetëm!

Se nuk ka mundësi që Sajmiri ti ketë bërë të gjitha! Një individ nuk është grup kriminal!!!

Kërcet shumë llogjika.

Nuk kam asnjë dyshim që akuza ndaj tij është e pa provueshme dhe pafajsia është gjëja e duhur në këtë kontekst.

Por pyetjes që ngre publiku si e kush e kanabizoi vendin duke kriminalizur shoqërinë Prokuroria e Republikës ka dështuar ti përgjigjet!

Duke sulmuar Sajmirin u harrua e vërteta. Ajo që në thelb kriminalizoi vendin dhe e njollosi keqas në perëndim.

Kjo është e pa pranueshme!
E poshtër madje!

Publikut, më shumë se koka e Sajmirit, i duhet fenomeni që të mos përsëritet….

Shtuar më 27/03/2019, ora 11:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori