Ish-miku i ngushtë kërkon hetimin e Edi Ramës: Ka udhëhequr kartelin e drogës
Ish-deputeti i Partisë Socialiste dhe ish-miku i ngushtë i Edi Ramës, Koço Kokëdhim ame anë të një statusi në Facebook ka bërë një deklaratë të fortë për kryeministrin .

Sipas Kokëdhimës, Rama duhet të hetohet për shkak se ai ka udhëhequr kartelin e drogës në vendin tonë.

“Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi dje që dosja voluminoze e prokurorisë kundër ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, të kalojë për gjykim. Prej tre vitesh ZGJIDHJA ka kërkuar dorëheqjen e Edi Ramës, sepse ai është modeli i kryeministrit që ndërhyn personalisht dhe bën presion mbi çdo gjykatës e prokuror. Ai duhet të hetohet sepse ka udhëhequr kartelin e drogës, bashkë me Tahirin”, shkruan kryetari i “Zgjidhja”, Koço Kokëdhima . /albeu.com/
Shtuar më 27/03/2019, ora 11:52

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori