Ish-kryebashkiaku i Përmetit dënohet me 1 vit burg
Referuar akuzës për "shpërdorim detyre", mësohet se ish-Kryetari i Bashkisë së Përmetit, Gilberto Jaçe, është dënuar me një vit burg. Ai është dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë të Përmetit, për një objekt 70 metra katrorë që i ishte dhënë me qera një personi nën administrim për 6 muaj.

Jaçe kishte hedhur poshtë më parë akuzat e Prokurorisë, duke thënë se çdo veprim i kryer nga ai është tërësisht jo abuziv dhe konform ligjit.

Sipas tij, hapësira prej 70 metra katrorë është dhënë në korrik të 2015 me qera ndaj Muhamet Berzanit, ish-këshilltar i majtë në Këshillin Bashkiak të Përmetit, ndërkohë që tjetërkush që pretendon të jetë pronar i një hapësire publike, denoncoi këtë aferë në organin e akuzës. /albeu.com/









Shtuar më 16/06/2016, ora 14:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori