Ish-komisari Nuhu flet nga Europa: Kam prova, duan të më vrasin
Oficeri i policisë, Emiljano Nuhu i cili ka qenë kryetema e medias, në një lidhje direkte me Opinion mbrëmjen e sotme ka deklaruar se i qëndronte atyre që ka thënë për djalin e deputetit Rrahman Rraja.

Nuhu ka treguar se për arsye sigurie ai ka lëvizur nga vendi ku qëndronte, por ndodhet në një vend të Be.

“Nuk e kam pasur në plan të ikja për azil. E kam marrë vendimin brenda ditës. U kërcënova në zyrën time”, tha Nuhu.

Ai ka treguar gjithashtu se pavarësisht se ka kërkuar ndihmë ai nuk marrë asnjë mbrojtje.

“Kam dokumentet por në një kohë të dytë do ja paraqes drejtësisë. Nuk mund ti japë në media”, u shpreh Nuhu. /albeu.com/
Shtuar më 27/09/2018, ora 23:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori