Ish-këshilltarja e Trump zbulon prapaskenat e tërheqjes së Kavalec: U lobua nga Shqipëria kundër saj
Fiona Hill ish këshilltarja kryesore e presidentit Trump për sigurinë ka dëshmuar përpara Kongesit Amerikan si pjese e hetimit nisur ndaj presidentit. Ajo është pyetur edhe për të nominuarën për ambasadore në
Shqipëri Kathleen
Kavalec.
Në këtë dokument të deklasifikuar të kongesit është zbardhur përgjigja e zonjës
Hill, nga ku ajo qartësisht jep shpjegime se kanditatura e Kathleen
Kavalec, u minua pas përfshirjes së një kompanie
lobimi e kontraktuar nga Partia Demokratike në
Shqipëri.
“Unë e njoh zonjën
Kavalec. Ishte nominuar për të qenë ambasadorja jonë në
Shqipëri deri në momentin kur një kompani lobuese, për llogari të shqiptarëve përdori lidhjet e saja të parëndësishme me Chris Steele për ta hequr atë si të nominuar. Ky është një shëmbull se si dikush u trajtua në mënyrë poshtëruese”- tha
Hill.
E gjitha kjo ka deklaruar
Fiona Hill u përdor për ta shkatërruar atë dhe kandidaturën e saj u tërhoq nga Departamenti Amerikan i Shtetit.
“Pikërisht ky grup
lobimi nisi ta akuzonte
Kavalec si pjesë të një konspiracioni dyshues. E në të tilla kushte nominimi i saj për ambasadore në
Shqipëri u fut në sirtar paçka se ajo do të ishte një ambasadore e shkëlqyer në
Shqipëri, gjë për të cilën kishte nisur edhe të mësonte gjuhën shqipe”- vijoi më tej
Fiona Hill.
Në mars të vitit 2019 Top-Channel raportoi se PD kishte lidhur një kontratë
lobimi me kompaninë Sonoran Policy Group e cila në deklarimin në Departamentin Amerikan të Drejtësisë, në pasqyrën e pagesave për punën e bërë shkruante, se nuk marrë asnjë pagesë nga PD për këtë operacion
lobimi në senat.
Atë kohë përgjigjja e PD për Top-Channel ishte se kjo kontratë
lobimi lidhej me nxitjen e të nominuarës për ambasadore zonjës Kathleen
Kavalec, për të luftuar narkotrafikun, krimin e organizuar dhe kapjen e shtetit,në
Shqipëri.
Por kjo dëshmi në kongres e
Fiona Hill 7 muaj më pas tregon krejt të kundërtën atë se PD, ndërhyri përmes lobistëve në politikën e jashtme të SHBA, që konsiderohet një krim i rëndë federal./TCh
Shtuar më 17/11/2019,
ora 19:23