Ish-gjyqtarja e Gjykatës së Lartë përjashtohet nga sistemi i drejtësisë
Ish-gjyqtarja Eveliina Qirjako do të mbesë përfundimisht jashtë sistemit të drejtësisë. Shkallë më e lartë e procesit të vettignut ka vendosur që të mbajë në fuqi vendmin e marrë nga KPK për përjashtimin e Evelina Qirjakos.

Ish- anëtarja e Gjykatës së Lartë kishte dhënë dorëheqjen dhe se KPK kishte marrë vendimin për të ndërprerë vazhdimin në shkallët e gjyqësorit për 15 vite.

"Komisioni çmon se subjekti i rivlerësimit ka shfrytëzuar të drejtën që i njeh Kushtetuta për dorëheqje. Ndërprerja e procesit të rivlerësimit për shkak të dorëheqjes së subjektit të rivlerësimit sjell si pasojë përfundimin e kësaj procedure administrative dhe, si rrjedhojë, subjekti i rivlerësimit
humbet të drejtën për t’u emëruar gjyqtar ose prokuror i çdo niveli, anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor ose i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektor i Lartë i Drejtësisë ose Prokuror i Përgjithshëm, për një periudhë 15-vjeçare, sipas parashikimeve të pikës 2, të nenit G, të Aneksit të Kushtetutës", thuhej në vendimin e KPK.

Ky vendim u ankimua nga Qirjako. Por trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Sokol Çomo kryesues, Rezarta Schuetz relatore, Albana Shtylla, Ardian Hajdari, Natasha Mulaj vendosi lënien në fuqi të vendimit të KPK për Qirjakon, duke vulosur kështu përjashtimin përfundimtar të ish-anëtares së Gjykatës së Lartë.

Shtuar më 12/02/2021, ora 18:19

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori