Ish-e dashura nxjerr fotografi intime nga shtrati me ministrin italian (FOTO LAJM)

Ka marrë fund romanca mes ministrit të Brendshëm italian, Matteo Salvini dhe partneres së tij, gazetares së njohur Elisa Isoardi.

Lajmin e ndarjes e ka dhënë vetë Elisa, e cila ka publikuar një foto intime të të dyve në shtrat në Instagram, ndërsa pranë fotos ka bërë një dedikim prekës.

Duke e cilësuar si një dashuri të vërtetë këtë romancë, gazetarja shkruan:

"Nuk do të më mungojë ajo që i kemi dhënë njëri-tjetrit, por ajo që mund t’i jepnim në vijim. Me shumë respekt për dashurinë e vërtetë që patëm, Fleminderit Matteo".

Ende nuk dihen detajet e kësaj ndarjeje të bujshme dhe arsyet që e kanë çuar çiftin drejt rrugëve të ndryshme."


Shtuar më 06/11/2018, ora 09:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori