Ish e dashura e Noizy-t: 46 vjeçari ma fali telefonin
Balerina e cila u arrestua pas denoncimit të 46 vjeçarit Lendi Stefani, se ajo i kishte vjedhur “IPhone 6S”, ka thënë se akuza nuk është e vërtetë. "GSH" shkruan sot se balerina Kristjana Ibro ka deklaruar në polici që Lendi Stefani ia kishte falur celularin.

18 vjeçarja mohon t’i ketë vjedhur telefonin 46 vjeçarit me të cilin kishte lidhje intime. Dje policia njoftoi se Ibro pasi kishte kaluar natën në shtëpinë e 46 vjeçarit, në orët e para të mëngjesit është larguar duke marrë me vete dhe telefonin e tij model iPhone 6S.

Vajza me origjinë nga Korça, e njohur ndryshe si "Kristjana Sexobeat" është diskutuar shpesh në rrjetet sociale, për shkak të fotografive nudo që publikonte në profilin e saj.

Balerina Kristjana Ibro u bë e njohur pas publikimit të disa mesazheve erotike të shkëmbyera me këngëtarin e njohur, Noizy. /albeu.com/
Shtuar më 01/09/2016, ora 09:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori