Ish-e dashura e Izet Haxhisë bashkohet me burrin: E menderosa!
Izet Haxhia dhe Erjona ose siç quhet ndryshe me nofkën e saj (kokëkashta) u bën të njohur për shkak të deklaratave të tyre të dashurisë dhe akuzave pas problemeve me drejtësinë që ka patur Haxhia.

Izeti dhe Erjona tregonin me krenari se pavarësisht sfidave të kaluara dashuria e tyre kishte rezistuar.

Por gjithçka ka marrë fund mes tyre prej disa kohësh.

Përmes një statusi në "Facebook" Erjona iu drejtua me fjalë të ashpra Izet Haxhisë, madje nuk nguroi që ta quajë atë pervers.

Me sa duket ajo është rikthyer me të atin e fëmijëve të saj, duke postuar foto me të e duke i dedikuar fjalë të ëmbla.

Statusi i Erjona Parrucës

A eshte dashuria seks pasionant?? Apo mirekuptim intelektual? Apo ndarje qeraje dhe problemeve familjare? A eshte dashuria kaq pak? Kur une isha e lumtur, ti ishe aty, pa fjale.. duke pritur « renien e shokut Zylo »( timen, nga idiotesia e Shpetimtares qe me kishte kapur perveresisht)por pa gjykuar, pa me lenduar, duke pranuar gabimet e tua dhe duke mos çuar ne djall dinjitetin tend, njekohesisht! Kur une isha keq, ti ishe aty!

Pa me gjykuar, pa me dhene shtysen e fundit, duke me folur kur me flitej e duke heshtur , kur heshtja ishte me e çmuar se fjala..
Ti ishe aty! Ne cdo moment! Dore per dore! Kur u bera nene per here te pare, kur bera mire ne jete, kur bera keq, kur bera karriere ne punen time, kur menderosa shume gjera!
Ti ishe!! Pa levizur! Stoik ne dashurine tende, ne dashurine prej bashkeshorti e prej babe!

Prej miku e prej bese! Prej te dashuri pasionant e prej bashkebiseduesi temash filozofike! Prej shoku! Ky nuk eshte falenderim, sepse s do te ishte i mjaftueshem edhe sikur te shkruaja 2000000 statuse! Me e madhja nga te gjitha- thote Bibla- eshte DASHURIA!! S kam njohur askend qe e perfaqeson me misherisht e ne cdo dite te jetes dashurine!! Jam krenare per ty!
Oh, sa shume, oh Zot, sa shume! Jam krenare per veten , qe kam bere zgjedhjen me te mire ne kete bote hipokrite e tradhetare!
Jam krenare qe femijet e mi kane nje baba si ty! Uniku, ti! Te dua kaq shume, me cdo dashuri! Shok, i dashur, bashkeshort, babi i femijeve tane, pasioni dhe pjekuria ime si njeri e si femer! Ti s flet as gjuhen time e as ke vuajtur komunizmin e varferine ,si une!

Une jam rritur internimeve, pa asgje… Ti je rritur ne mes te Parisit, mes borgjezise pariziane te familjes tende, e fare lirisht mund te ishe egoist e i paperfshire ne thagmat shqiptareske… Por jo!!! Sepse ti je njeriu me i rralle qe kam njohur, zemra me e madhe qe kam hasur neper rrugetime!!! A e di ti se sa me mbushet shpirti , kur j u thua gjithe miqve te tu se femijet e tu jane gjysem shqiptare dhe qe je kaq i lumtur e i mahnitur me karakterin shqiptar te gruas tende!?!?
E me ate kulturen tende te pafundme, fillon flet pafund per vendin tim.. Per gjithe historine e vendit tim!

Rrallekush shqiptar do te dinte t a ngrinte kaq lart e kaq mjeshterisht Atdheun tim! Oh, sa shume e me shume te dua e te vleresoj!
Cdo gje iku e shkoi! Ti ishe, qendrove, dhe me zgjate doren pa asnje hezitim!!! Deri sa vdekja te na ndaje, merr kuptimin me te plote!!! Faleminderit Zotit, jam e vetedijshme per fatin qe te kam ne krahe! Je t aime , Stéphane Mourlon!!! Pour la vie! Shqiptarja jote!


Shtuar më 18/09/2020, ora 09:29

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori