Ish-drejtori Policisë zbulon shkaqet e krimit në vend
Ish-drejtuesi i Policisë së Lezhës, Arben Hadarmataj i ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora komentoi situatën kriminale në Shqipëri, referuar ngjarjeve të fundit që kanë ndodhur në kryeqendrën e Veriut, Shkodrën.

Hadarmataj u shpreh se agravimi i stuatës kriminale në Shqipëri vejn edhe për shkak të situatës së rënduar politike.

Hadarmataj: Si në Shkodër dhe më gjerë, situata kriminale nuk është e mirë.Vjen për shumë shkaqe dhe faktorë, nuk duhet ta përzijmë me pjesën politike, por nuk i shmangemi dot, sepse politika është ajo që ka ndikimin kryesor të situatës ku ne jemi aktualisht, sa i përket situatës së rendit dhe qetësisë në Shqipëri.

Gazetarja: Kjo është pesha kryesore, apo një ndër shkaqet?

Hadarmataj:Për mendimin tim një nga shkaqet kryesore. Sepse nëse ka një vullnet të hekurt politik sepse ne e kemi parë në 2005 kur Olldashi ishte ministër dhe kishte një vullnet të hekurt politik, grupet më të rrezikshme si Aldo Bare, u arrestuan dhe shkuan para hekurave. Sot kemi lulëzim të krimit në të gjitha /albeu.com/
Shtuar më 01/04/2019, ora 19:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori