Ish-drejtori i Policisë: Gjyqtarët kanë presion nga politika
Arben Hajdarmataj, ish-drejtues i Policisë së Shtetit ka deklaruar se vendimi që Gjykata ka marrë për Dritan Dajtin vjen si pasojë e shantazheve.

Sipas tij, ata janë nën trysninë e të pandehurit dhe gjithashtu edhe politikës.

“Nuk mund të ndihemi mirë kur gjykata i jep mundësinë të dalë nga burgu një personi që ka vrarë në krye të detyrës katër oficerë policie. Për mua është vendim jo i drejtë, i cili bëhet një precedent shumë i keq në raport mes policisë së shtetit dhe botës së krimit”, deklaroi Hajdarmataj.

“Unë mendoj që Gjykata ka qenë nën trysni, edhe nga i pandehuri. Ai ka mundësi të bëjë shantazh, edhe pse është brenda në burg. Nga ana tjetër, Gjykata shantazhohet edhe nga politika”, shtoi ai për A2Neës. /albeu.com/
Shtuar më 11/02/2019, ora 18:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori