Barça-Real, “el clasico” për Pavard, francezi pranë largimit nga Bayern

Prej më shumë se një muaji, Bayern Munich është në kërkim të një portieri, por tashmë “bavarezët”, duhet të mendojnë edhe për një mbrojtës të djathtë, me francezin Benjamin Pavard, i cili pritet të largohet nga Bayern këtë verë.

Sipas mediave gjermane, Barcelona është në kontakt “bavarezët” për një transferim të mundshëm të lojtarit, por në krahun tjetër një kërkesë menaxherit të francezit i ka dërguar edhe rivali historik i “blaugranave”, Real Madrid.

Bayern do të vazhdojë të diskutojë një zgjatje të kontratës me Pavard dhe negociatat e ardhshme do të zhvillohen jo më vonë se pranvera. /albeu.com