Fushata për gratë dhe vajzat e reja në Ballkanin Perëndimor, Bregu: Pse duhet të zgjidhni STEM

Sarajevë – Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC) po fillon një fushatë të quajtur “Zgjidhni të ardhmen STEM” për të inkurajuar gratë dhe vajzat e reja që të ndjekin karrierat në STEM (shkencë, teknologji, inxhinieri dhe matematikë) duke sjellë modele frymëzuese të grave të suksesshme nga Ballkani Perëndimor (BB).

Kjo fushatë u krijua si pjesë e rrjetit rajonal të Grave në STEM, një iniciativë e përbashkët e RCC dhe Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).

“65% e fëmijëve të sotëm do të punojnë në një punë që nuk ekziston ende. Deri në vitin 2030, midis 40 dhe 160 milionë gra do të duhet të përshtaten me punë që kërkojnë aftësi më komplekse digjitale, sociale dhe emocionale.

Në nivel global, në fusha të avancuara si inteligjenca artificiale, vetëm 1 në 5 profesionistë është grua. Rritja dhe përshtatja e aftësive tona dhe të qënit i përditësuar me teknologjitë e reja është e rëndësishme për të rinjtë, veçanërisht gratë.

Pra, nëse doni të keni zgjedhje më të mira pune, të fitoni më shumë, e të jetoni më mirë, si Anica, Anila, Jana, Jasminka, Valentina dhe Zana, të cilat do t’i takoni në historitë që do të ndajmë me ju në ditët në vijim,zgjidhni të ardhmen STEM.

Kjo është këshilla më e mirë që mund t’ju jap”, tha Sekretarja e Përgjithshme e RCC, Majlinda Bregu duke njoftuar fillimin e fushatës “Zgjidhni të ardhmen STEM”.

Gjashtë gra të shquara, të cilave u jemi mirënjohëse që pranuan të jenë fytyra e fushatës “Zgjidhni të ardhmen

STEM”, janë: Anica Pavlovic, MSc në inxhinieri elektrike dhe shkenca kompjuterike.

“Arritja jonë është që ne ndërtuam një brez novatorësh të ardhshëm që do ta ndryshojnë këtë botë për mirë”
STEM është bërë dashuria e Anicës që në fëmijërinë e hershme, për shkak të tregimeve për shkencëtarët e famshëm.

Ajo ka përfunduar studimet për Inxhinieri Elektrike dhe Shkenca Kompjuterike në Beograd. Themelimi i një Qendre Inovacioni e ka ndihmuar atë të përfshijë gjithnjë e më shumë fëmijë në STEM. Hobi si fotografia dhe sporti janë pjesë e përditshmërisë së saj.

Anila Paparisto, PhD në Biologji.

“Duke përqafuar shkencën, ne të gjithë përqafojmë një rrugë që na udhëheq drejt lumturisë dhe krijimit të një shoqërie më të mirë”.

E duke zgjedhur shkencën, Prof. Dr. Anila Paparisto ka krijuar tashmë rreth 25 vjet përvojë në kërkimin shkencor në fushën e Biologjisë së Kafshëve, Edukimit dhe mësimdhënies së Shkencave Biologjike.

Gjatë karrierës akademike, Prof. Paparisto është përfshirë në kërkime kombëtare dhe ndërkombëtare, projekte në fushën e entomologjisë, sistematike dhe biodiversitetit, specieve pushtuese, insekteve si bio-tregues të ndotjes së lumenjve dhe edukimit biologjik.

Jana Klopchevska, PhD në teknologjinë e ushqimit.

“Nëse zgjidhni një profesion STEM, do të keni shumë sfida, por do të jeni në gjendje të krijoni kohën tuaj të lirë.

MJana ka përfunduar shkollimin për teknologji ushqimore dhe studimet postdoktorale në Universitetin Mjekësor Paracelsus në Salzburg. Ajo e nisi rrugëtimin e saj të sipërmarrjes 6 vite më parë, dhe aktualisht punon në projekte inovative në gastronominë molekulare.

Jasminka Hasic-Telaloviq, doktoraturë në inxhinieri.

“Mençuria, forca dhe kompetenca nuk kanë gjini. Ne duhet të çmontojmë të gjitha barrierat gjinore në mënyrë që shoqëritë tona të mund të përdorin plotësisht talentin e tyre.”
Një akademike me përvojë, tani profesore e Shkencave Kompjuterike dhe Sistemeve të Informacionit në Universitetin SSST me bazë në Sarajevë, Jasminka bëri një karrierë të jashtëzakonshme në kërkimin e shkencës së të dhënave, inteligjencës artificiale, bioinformatikës, algoritmeve dhe mësimit të makinerive.

Valentina Radulovic, MSc në shkencat natyrore.

“Gratë janë shtylla jo vetëm e familjes dhe e shoqërisë, por edhe e gjithë ekonomisë”.
Valentina ndërtoi një karrierë të gjatë 17-vjeçare në industrinë e telekomunikacionit duke mbajtur pozicione drejtuese në kompani të mëdha. Sot ajo është një sipërmarrëse, konsulente, mentore dhe pedagoge dhe me fjalët e saj është e lirë të punojë dhe ta menaxhojë kohën ashtu siç dëshiron.

Zana Tabaku, pedagoge e gjuhës angleze, drejtuese e një kompanie në fushën ICT

“Është thelbësore të kemi më shumë gra në STEM, sepse diversiteti rrit inovacionin teknologjik. Kjo është e ardhmja.”
Zana nuk e filloi karrierën e saj në STEM, ajo u diplomua për Gjuhë dhe Letërsi Angleze.

Megjithatë, ajo njohu potencialin e TIK-ut që herët dhe ndryshoi rrugën e karrierës dhe të ardhmen e saj. Tani, Zana është duke udhëhequr një kompani TIK në Prishtinë, por gjithashtu mentoron dhe frymëzon gratë e reja dhe të talentuara/albeu.com/

 


Shtuar 18.01.2023 17:21