“Vendim në kohëra të vështira”, Meta reagon pas çeljes së negociatave

Pas çeljes së negociatave, ka reaguar edhe kreu i shtetit Ilir Meta.

Ky i fundit bën thirrje që të mos humbasim asnjë minutë për të zbatuar sa më parë secilin prej kushteve që i paraprijnë konferencës ndërqeveritare për nisjen e negocimit të kapitujve!

“Përshëndes vendimin e sotëm politik të Këshillit të Ministrave të BE që konfirmoi qartë perspektivën europiane të Shqipërisë duke miratuar çeljen e negociatave të anëtarësimit me BE”.

POSTIMI I PRESIDENTIT ILIR META

Përshëndes vendimin e sotëm politik të Këshillit të Ministrave të BE që konfirmoi qartë perspektivën europiane të Shqipërisë duke miratuar çeljen e negociatave të anëtarësimit me BE.

Falenderoj të gjitha shtetet anëtare për këtë vendim inkurajues, që gjeti vend në axhendën europiane, pavarësisht momenteve shumë të vështira që po kalojmë çdo njëri prej nesh!

Asnjë minutë nuk duhet humbur për të zbatuar sa më parë secilin prej kushteve që i paraprijnë konferencës ndërqeveritare për nisjen e negocimit të kapitujve! 🇦🇱🤝🇪🇺


Shtuar 24.03.2020 14:03