Mustafa pas takimit Kurtin: Vendimin përfundimtar për koalicionin e marrin organet e LDK-së
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa ka folur mbi takimin e fundit që ndodhi midis Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtit.

Mustafa thekson se fjala e fundit për një bashkëqeverisje i mbetet organeve përgjegjëse në LDK-së, duke lënë të kuptohet se akoma nuk ka një vendim përfundimtarë.

Pasi të përfundojë krejtësisht procesi i numërimit të të gjitha votave dhe të dihet subjekti i parë, do të përpiqemi të gjejmë zgjidhje për mënyrën e participimit në Qeveri shkruan Mustafa në rrjetin Social Facebook pak pas takimit.

“Në ditët në vijim do të punojmë në përafrimin e objektivave qeverisëse, ndërkaq pasi të përfundojë krejtësisht procesi i numërimit të të gjitha votave dhe të dihet subjekti i parë, do të përpiqemi të gjejmë zgjidhje për mënyrën e participimit në Qeveri.Vendimin përfundimtar për bashkëqeverisje do ta marrin organet përgjegjëse të LDK-së “.Postimi i plotë:
Të nderuar qytetarë


U takuam sot me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, z. Kurti, diskutuam mundësitë e bashkëqeverisjes, LDK- VV, si dy subjekte që dolën fituese në këto zgjedhje.

Në ditët në vijim do të punojmë në përafrimin e objektivave qeverisëse, ndërkaq pasi të përfundojë krejtësisht procesi i numërimit të të gjitha votave dhe të dihet subjekti i parë, do të përpiqemi të gjejmë zgjidhje për mënyrën e participimit në Qeveri.

Vendimin përfundimtar për bashkëqeverisje do ta marrin organet përgjegjëse të LDK-së. IM
Shtuar më 10/10/2019, ora 16:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori