Irritohet Beogradi, Merkel do dalë vetëm me Ramën në konferencë
Pëlqej
Mbajtja e Konferencës së Berlinit për Ballkanin që do të mbahet në 28 Gusht me nismën e Kancelares Angela Merkel, nuk ka qenë krejt e qetë në kryeqytetin gjerman dhe disa kryeqytete të Ballkanit.

Sipas Top Channel kabineti i Kancelares ka lajmëruar vendet pjesëmarrëse se në konferencën përmbyllëse të shtypit Angela Merkel do të paraqitet vetëm me Kryeministrin e Shqipërise dhe jo më të gjithë kryeministrat e Ballkanit.

Reagimi Beogradit ka qenë i menjëhershëm prej ku mësohet të jetë nisur drejt Berlinit edhe një reagim zyrtar me pretendimin se nëse Angela Merkel mund të përfaqësojë Gjermaninë e BE-së, në fund të mbledhjes mbi Ballkanin, kryeministri shqiptar nuk mund të flasë në emër të gjithë rajonit.

Mësohet se reagimi serb nuk ka qenë i vetmi. Edhe dy shtete të tjera, Kroacia e Sllovenia, vende që janë edhe anëtare të BE, nuk kane qenë shumë të kënaqura me këtë surprizë të Merkelit. Por reagimet nuk e kanë lëkundur Berlinin që në variantin përfundimtar të formatit të Konferencës së Shtypit ka bërë vetëm një ndryshim, ka shtuar edhe Presidentin e Komisionit Europian, duke refuzuar çdo diskutim të mëtejshëm për këtë pikë.

Shtuar më 18/08/2014, ora 16:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori