"Irma", "Jose" dhe "Kati", tre uragane shkatërrues drejt Amerikës (FOTO LAJM)

Amerika Qendrore dhe shtetet jugore të SHBA-ve janë duke përjetuar një situatë alarmante prej uraganeve. Pa u përllogaritur ende dëmet e uraganit Harvey, drejt SHBA-ve është nisur tashmë nga një uragan edhe më i fuqishëm, "Irma", i cili ka erëra edhe më të forta se Harvey ndërkohë që gjatë ditës së djeshme goditu fuqishëm Porto Rikon, shkruan Albeu.com.

Qytete, porte dhe aeroporte të shkatërruara. Kjo është pamja që vjen nga Porto Riko pas goditjes nga "Irma".

Ndërkohë, në zonë kanë aktivitet edhe dy uragane të tjerë, të cilët po i drejtohen Gjirit të Meksikës.

Uragani "Katia" ndodhet tashmë në Meksikë, kurse "Irma" në shtetet e Amerikës Qendore ndërsa uragani tjetër "Jose" është nisur për në Amerikën Qendrore me drejtim Gjirin e Meksikës.

Specialistët shprehen se kjo dukuri, që të ketë tre uragani njëkohësisht në Oqeanin Atlantik nuk ka ndodhur prej shumë vitesh duke dhënë alarmin për ndryshimet drastike të motit. /albeu.com/

Shtuar më 07/09/2017, ora 09:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori