I shkuli zemrën 77 vjeçarit, jepet vendimi për vrasësin makabër në Poliçan

Gjykata ka vendosur ‘burg pa afat’ për Hamza Çela, i cili pasditen e së hënës masakroi për vdekje 77-vjeçarin Ramadan Çela.

Mësohet që avokati Agron Mahmutaj është shprehur se 37-vjeçari është me raport mjekësor shenja të skizofrenis.

Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Jaupas të Poliçanit, në rrethin e Skraparit, në shtëpinë e të ndjerit, i cili ndodhej vetëm në momentin e krimit makabër.

Mësohet se autori dhe viktima kishin lidhje gjaku me njëri-tjetrin.

Në lidhje me këtë ngjarje makabre një dëshmi tronditëse kanë dhënë dhe të afërmit e të ndjerit. I afërmi i të moshuarit të ndjerë shtoi se trupi i tij ishte gòditur me thikë, ndërsa gryka i ishte çarë, ku dhe autori i ka hequr edhe zemrën nga trupi.


Shtuar 13.05.2020 13:28