INTERVISTA/ I madhi i Habilajve sqaron a është Tahiri i përfshirë në trafikun e drogës
Pëlqej
Tashmë janë bërë disa ditë që nga akuzat kundër Ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri për përfshirje në trafikun e drogës dhe marrëhdnënien me Habilajt.

Artan Habilaj, i cili është vëllai i madh i dy vëllezërve të tjerë, Moisi dhe Florian Habilaj, njëri i arrestuar dhe tjetri në kërkim si pjesë e grupit të akuzuar nga drejtësia italiane për trafik droge në një intervistë për GSH ka folur në 2015 rreth akuzave të opozitës për trafik droge, lidhjen e gjakut me Saimir Tahirin dhe probleme që kanë patur me ish-shefin e Kufirit dhe më pas të Antidrogës, Dritan Zagani.

Artan Habilaj është një prej njerëzve më të akuzuar nga ana e opozitës si njeriu pranë ministrit, dhe sipas tyre ka lidhje me trafikun e drogës në qytetin eVlorës. Sipas opozitës ai disponon automjetin e ministrit Tahiri me të cilin sipas akuzave të fundit janë kryer trafiqe. Në qendër të akuzave ka qenë automjeti tip Audi, i cili ka qenë në qendër ë akuzave edhe nga Zagani. Cila është përgjigjja juaj për këto akuza?
Në asnjë rast nuk është kapur as me drogë as në kundravajtje me ligjin. Është ndaluar si çdo qytetar i republikës së Shqipërisë për kontrolle, si në të gjitha rastet, e më pas ka vazhduar normalisht. Nuk ka pasur asnjë rëndësi nëse makina është e ministrit apo e kujtdo qoftë.

Kjo makinë është përfolur se ka dalë shpesh jashtë shtetit, e kryesisht drejt shtetit grek. Këto lëvizje të shpeshta, pse kanë ndezur akuzat e opozitës për trafik droge?
Unë kam dokumentacionin që vërteton se babain e kam çuar në qytetin e Janinës edhe tre herë në muaj për arsye shëndetësore. Dhe për këtë kam fakte. Dhe absolutisht nuk bëhet fjalë për drogë.

Kur e keni marrë makinën e ministrit?
E kam marrë në 2013, në tetor.

Pasi e keni marrë makinën, pse nuk e keni kaluar në emrin tuaj?
Me sa di, z.Saimir Tahiri ka pasur një problem me fëmijët e Berishës, dhe është bllokuar nga Përmbarimi për të mos kaluar në pronësi të tjetrit.

Po sa i takon akuzave që kjo makinë është përdorur prapë nga z.Tahiri?
Po është e vërtetë, z.Tahiri e ka marrë njëherë këtë makinë për arsye familjare për të dalë jashtë vendit, por nuk e di ku. E ka kërkuar njëherë dhe e ka marrë, por kjo për arsye se s’ka patur makinën e tij.
Shtuar më 23/10/2017, ora 17:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori