Interpol vlerëson Shqipërinë në goditjen e trafikut të drogës
Në "Raportin e Vlerësimit të Rrezikut të Kriminalitetit në Europën Juglindore" të kryer nga Interpol vlerësohen përpjekjet e suksesshme të Policisë Shqiptare në goditjen e trafikut të drogës. Sipas këtij raporti rastet e sekuestrimit të heroinës, e cila tranzitohej nga Shqipëria drejt Italisë fqinje, kanë rënë.


Goditja e një transporti të tillë nga ana Shqiptare dhe Italiane ka çuar në mënjanim në rritje të Shqipërisë si tranzit për dërgesa të mëdha heroine." - thuhet në raportin e Interpol. Në këtë raport theksohet gjithashtu se autoritetet shqiptare kanë rritur ndjeshëm nivelin e sekuestrimit të kanabisit, përsëri falë një përpjekjeje të vazhdueshme, të përqendruar, të autoriteteve për të goditur trafikuesit e kanabisit.


Vlerësime të ngjashme në këtë raport janë bërë dhe për sa i përket goditjes së rasteve të kontrabandimit të njerëzve, ku theksohet fakti se shifrat kanë rënë ndjeshëm falë menaxhimit të integruar të kufijve, rritjes së punës për trajtimin e falsifikimit të dokumenteve në Shqipëri dhe liberalizimit së fundi të vizave me vendet e BE-së. Po ashtu dhe për sa i përket falsifikimit të dokumenteve, ku theksohet se ashtu sikundër rastet e kontrabandimit të njerëzve edhe rastet e falsifikimit të dokumenteve kanë rënë vazhdimisht. /albeu.com/
Shtuar më 04/04/2012, ora 17:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori