Plagosi me thikë dy persona, pranga 17-vjeçarit në Korçë

Një 17-vjeçar ka rënë në pranga në Korçë pasi plagosi dy persona pas një konflikti të çastit.

Të plagosurit ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

“Më datë 05.05.2023, rreth orës 17:40, në lagjen nr. 14, Korçë, shtetasi J. G., 17 vjeç, gjatë një konflikti, dyshohet se ka plagosur me thikë, shtetasit K. K. dhe M. I., të cilët aktualisht ndodhen në spitalin e Korçës, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

 

 


Shtuar 5.05.2023 18:55