Dua Lipa mbledh mbi 100 mijë persona në Brazil, bën krahasimin me vitin 2017: Ishin vetëm 1500 veta

Këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa ka arritur një tjetër sukses në Brazil. Me anë të një postimi në Instastory, Dua shkruan se në koncertin që mbajti atje janë mbledhur mbi 100 mijë persona për ta ndjekur. Këtë koncert ajo e ka mbajtur në Btazil në vitin 2017, ku morën pjesë vetëm 1500 persona

“Në koncertin tim të fundit në Buenos Aires ishin 1500 persona. Është e pabesueshme të mendosh që në vetëm për dy netë u mblodhën në total mbi 100 mijë njerëz. Shumë faleminderit për mbështetjen dhe dashurinë”, shkruan Dua Lipa.


Shtuar 16.09.2022 20:11