E kryer për Chiellinin, mbrojtësi italian me ekip të ri

Një takim për transferim u organizua në Londër të enjten me Los Angeles FC dhe Davide Lippi, agjenti i Giorgio Chiellini.

Në fakt gjithçka është përcaktuar, një kontratë 18 mujore është gati për ish-lojtarin e Juventus.

Në ditët në vazhdim do të zyrtarizohet gjithçka, pasi tani janë bërë gati dokumentet dhe marrëveshja verbale mes palëve./ h.ll/albeu.com


Shtuar 3.06.2022 14:47