Inskenoi vetëvrasjen e tij për të rikthyer të dashurën, pranga shqiptarit
Dëshira për të shkaktuar dramë tek ish e dashura i ka kushtuar shumë shtrenjtë një shqiptari në Itali.

39- vjeçar i ka hapur telashe vetes së tij, nisur nga një video përmes të cilës donte që t’i vinte ish- të dashurës së tij italiane, që ajo të kthehej me të.

Duke xhiruar një video teksa shfaqej me një armë në dorë drejtuar kokës, e duke i thënë vajzës: Lamtumirë dashuria ime.

Vajza sapo ka marrë këtë video ka telefonuar e tronditur policinë, të cilët kanë shkruar menjëherë në banesën e tij.

Ata ekanë gjetur shqiptarin të ulur në divan, ndërkohë që e kanë vënë në pranga për armë mbajtje pa leje. /albeu.com/
Shtuar më 18/09/2018, ora 17:38

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori