Hidhet nga tarraca e pallatit një shtetas në Elbasan

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Elbasan ku një shtetas është hedhur nga tarraca e një pallati në këtë qytet.

Dyshohet se shtetasi në fjalë vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Ngjarja ka ndodhur në orën 10:40 të mëngjesit në lagjen “Visarion Xhuvani” dhe ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Elbasan.

NJOFTIMI I POLICISË:

Një person, i cili dyshohet se ka pasur probleme me shëndetin mendor është hedhur nga tarraca e një pallati në Elbasan.

Më datë 11.09.2021, rreth orës 10:40, në lagjen “Visarion Xhuvani”, Elbasan, shtetasi A.Sh., 64 vjeç, ( me probleme të shëndetit mendor) , banues në Elbasan, është vetëhedhur nga taraca e pallatit ku banonte, dhe për pasojë ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Elbasan.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. /albeu.com/

 


Shtuar 11.09.2021 11:14