Infektoi gjithë botën, gazetari shqiptar zbulon si është situata në Kinë
Në më pak se një vit nga shpërthimi i koronavirusit, Kina e ka vënë nën kontroll situatën. Qytetarët atje i janë rikthyer normalitetit dhe Covdi-19 duket thjesht si një ëndërr e keqe.

Gazetari shqiptar në Kinë, Edison Myrtezaj tregoi në “Wake Up” në Top Channel si është situata në këtë vend.

“Nuk ka valë të dytë në Kinë. Për momentin gjithçka është nën kontroll, gjithçka është normale. Wuhani prej 3 muajsh nuk ka asnjë person me Covid-19. Masat kanë qenë drastike, nuk ka frikë

Ekspertët thonë se pritet të ketë një valë të dytë, por nuk do jetë si vala e mëparshme. Spitalet janë gati për një valë të dytë, mjekët janë të përgatitur.

Edhe pse nuk ka raste nuk duhet ulur vigjilenca. Pekini nuk ka më asnjë rast, jeta është shumë normale, kanë nisur të gjitha aktivitetet 100 për qind. Duket sikur nuk ka pasur kurrë virus”, bëri të ditur Myrtezaj.
Shtuar më 21/10/2020, ora 08:27

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori